Policia e Durrësit ka ndaluar dy persona të cilët akuzohen për dhunë në familje.

U ndalua shtetasit G.S., 53 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, më datë 29.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. N., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel