Ronaldo blen pikturën e shqiptarit/ Piktori Agron Hoti ia shiti futbollistit në Itali

17/02/2022 12:26

Agron Hoti është një artist me një imagjinatë të fortë dhe ndjeshmëri evropianolindore, njëlloj si i famshmi Ibrahim Kodra, i lindur në kodrat shqiptare dhe i zhytur në botën e gjerë të artit të bukur bashkëkohor.

Ndërsa i pari është tashmë në librat e historisë Agron Hoti, i lindur në vitin 1970, konkurron me talentin e tij të padyshimtë dhe çmimet e shumta që i janë atribuar.

Kur diktatura ra në vitin 1990 dhe ndërtimi i demokracisë nuk është i menjëhershëm, Agroni emigroi në Greqi, ku jeton duke punuar si ikonograf dhe restaurues i kishave në Athinë.

Pas dhjetë vitesh qëndrimi në kryeqytetin grek ai vendosi të transferohej në Verona të Italisë, për t’u bashkuar me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Në Verona ai fillon një jetë të re duke ndërtuar korniza për artistët dhe më pas angazhohet në pikturë akrilike.

I quajtur si “piktori i ngjyrave” autori ka qenë këtë kohë në qendër të media për shkak se i ka shitur një pikturë yllit Cristiano Ronaldo, pikërisht gjatë ndeshjes së Serisë “A” të Veronas me Juventusin.

E rëndësishme është edhe pjesëmarrja në shtator 2009 në Pitti Immagine, si mysafir i revistës Stand of Monsieur me në krye Franz Bottré, më pas ai ekspozoi në galeritë kryesore të Monakos për katër vite të vazhdueshme.

Zbulimi i ngjyrës së tretur nga çdo marrëdhënie semantike është shenja stilistike e Agron Hotit .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA