Defekt në kaldaja, shkolla ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës mbushet me tym! Nxënësit dalin të alarmuar

17/02/2022 11:47

Një situatë e krijuar rreth orës 9.00 të mëngjesit në shkollën artistike ”Jan Kukuzeli” të Durrësit ka rezultuar pa probleme për nxënësit dhe mësuesit.

Djegia jo e mirë e peletit në sallën e kaldajës së shkollës ka shkaktuar tym në palestër dhe në disa klasa.

Menjëherë janë nxjerrë nxënësit jashtë dhe trupa pedagogjike, si dhe njoftuar zjarrfikësit që kanë konfirmuar se nuk ka pasur probleme.

Nxënës e mësues janë kthyer në klasa dhe mësimi ka vijuar normalisht, ndërsa puna në sallën e kaldajës vijon.

Top Channel