Kreu i qeverisë në një konferencë për gazetarët shqiptarë u pyet nëse u takua dhe bisedoi me zv.ambasadorin rus. Ai tha se nuk e mban mend nëse është takuar me të gjatë takimit të djeshëm që zhvilloi në Washington!

Rama shtoi se ishte takuar me të gjithë personalitetet që ishin në event, mirëpo atë me ambasadorin rus nuk e mbante mend!

“Kam takuar të gjithë që ishin aty, nuk e kam parasysh tani. Nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Nuk është një vend armik dhe kundërshtar. Është një vend rival konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës dhe gjatë kohës kur drejtonim OSBE jam takuar me ambasadorin rus, kemi pasur një marrëdhënie pozitive, duke pasur qëndrime të ndryshme, besoj që çdo mundësi dhe rast, shans për komunikim për dialog, për bisedime, duhet shfrytëzuar maksimalisht. Jemi këtu për të bërë tonën, por nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë! Jemi pozicionuar shumë qartë në krahë të SHBA dhe partnerëve tanë të tjerë në anën perëndimore të Europës. Kur na kërkohet mendimi ne e japim dhe flasim atë që mendojmë”, u shpreh Rama.

Top Channel