Teatri ‘Shi në Plazh’ shkruar nga Tedor Laço është vënë në skenë në 84, për tu rivënë më pas nga shumë trupa teatrale.
Tani ka ardhur moment të rivihet në skenë nga nëntë të rinj të gjimnazit “Havzi Nela” Kukës të cilët së shpejti do të perfomojnë para publikut kuksian.
Regjizori Qazim Velia tregon për Top Channel “nga një audiencë që kemi bërë kemi përzgjedhur më të mirët, të cilët në këtë teatër do nderojnë gjimnazin “Havzi Nela” pallatin e kulturës dhe veten e tyre, sepse personazhet janë të vështirë dhe komedia është brilante e njohur por që nxënësit e kanë ndjekur dhe kam bindjen se do të paraqësin mirë moshën e thyer që luhet në komedi.”
Nxënësit në rolet kryesore të komedisë, Alberi dhe Jeta shprehen se kanë emocione por që do të dalin me sukses edhe pse për ta është hera e parë që ngjiten në skenë.
Ndërsa drejtorja e Qendrës Kulturore Melita Omuri, benë me dije se ky është një projekt mes fondacionit Alsar dhe bashkisë Kukës, ku së shpejti pritet të shfaqet “Shi në plazh” komedia shumë e dashur për mbarë publikun shqiptar.
Top Channel