Pak vite më parë rritja e kërmijve u reklamua si shumë fitimprurëse por me dhjetëra ferma që u hapën falimentuan shpejt dhe vetëm dy kanë mbijetuar.

Rreth viteve 2010 dhjetëra fermerë investuan në ngritjen e një ferme kërmilli. Mungesa e tregut bëri që numri i fermave të kërmillit të shkoj në dy. Eksperti bujqësisë thotë se mungesa e subvencionave nga Ministria e Bujqësisë zhduku këtë sektor të bujqësisë.

“Fermat janë minimizuar shumë dhe nuk quhen më komerciale pasi janë të parcelizuara në njësi shumë të vogla. Dy kompani që merren me grumbullimin dhe eksportimin e kërmillit nuk kanë pas një qasje shumë të mirë nga skemat e Ministrisë së Bujqësisë. Mund të them që nga viti 2010-2013 mbarështimi i kërmillit nuk u trajtua me interes”.

Agim Ibrahimi nga Elbasani thotë se në vitin 2013 ngriti një fermë me kërmij, sipas tij të gjithë fermerët që eksperimentuan në këtë sektor u mashtruan nga tregtarët e mëdhenj që kishin për qellim të shisnin rasatet e kërmijve.

“Unë kultivova 2 dynym tokë dhe investimi më shkoi 6 mijë euro duke përfshirë rasatin, rrjetat dhe ujin. Vazhdova 3-4 vjet më pas lidha një kontratë që kilogramin e kërmillit do ta shisja me 5 euro, por çfarë ndodhi kur arrita sasinë që donte ky personi që lidha kontratën më tha unë do ta analizoj kërmillin dhe nëse nuk e ushqyer me ushqime të mira i gjithë malli do të shkoj dëm. Këtu unë nuk besova atij për pasojë unë arrita të shes vetëm pak kilogram në lokalet e Elbasanit me 5 mijë Lekë të vjetra kilja”.

Pesha totale e kërmijve që eksporton Shqipëria është vetëm 400 ton, edhe pse në fillim u prezantua si një mundësi e mirë fitimprurëse për fermerët shqiptarë vetëm dy ferma arritën të siguronin tregut jashtë vendit.

Top Channel