Një trailer me ngarkesë hekurishtesh është përmbysur në një nga daljet e portit detar të Durrësit.

Rrëzimi i mjetit ka shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore.

Nga vlerësimi paraprak rezulton se kamioni është përmbysur për shkak të sistemimit të keq të ngarkesës brenda tij. Këtë e ka favorizuar edhe lagështia në rrugë. Përveç dëmeve materiale dhe bllokimit të trafikut në kahun ku lëvizte kamioni nuk ka pasur dëme të tjera.

Pas verifikimit të shkakut, pritet që të merret masë administrative ndaj drejtuesit të mjetit të tonazhit të rëndë.

Mjeti kishte ngarkuar për llogari të firmës Kurum së cilës i përket.

Pas ndërhyrjes së policisë është normalizuar qarkullimi në hyrje-daljen 4 të portit detar të Durrësit, pranë Urës së dajlanit.

Top Channel