Në mesnatë një zjarr kaploi një qendër tregtare në Ferizaj. Nga zjarri nuk pati të lënduar, por që ndërtesa u dogj e tëra.

Zjarrfikësit thonë që kanë ndërhyrë menjëherë por që u është dashur kohë të kontrollojnë zjarrin.

Rreziku më i madh që u paraqit ishte mundësia e përfshirjes nga flakët edhe të pikës së karburanteve.

Sipas Policisë ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit.

Ekspertët e policisë iu bashkuan atyre të Emergjencave për të kryer hetimet e tjera të nevojshme.

Përpos dëmeve të objektit, nga zjarri u dëmtuan edhe veturat përreth që ishin të parkuara.

Deri më tani nuk është bërë ndonjë llogaritje e dëmit.

Top Channel