A E DI sa të dua, AUDI? Një dedikim i pazakontë për Shën Valentin!

15/02/2022 19:10

Për shumë burra, dashuria për makinën e tyre tejkalon çdo imagjinatë dhe dashuri tjetër. Kjo ndjenjë e fortë qëndron edhe në gjenezën e klubeve të ndryshme në botë, ku shumë të apasionuar bashkohen për të adhuruar mjetet e tyre.

Në këtë frymë dashurie të “çmendur” ka ardhur edhe komunikimi i Audi Albania në ditën e Shën Valentinit.

Në videon e publikuar prej tyre ditën e djeshme paraqitet një djalosh i cili ka përgatitur një darkë shumë të kuruar romantike, për atë çfarë pritet të jetë partnerja e tij.

Një tavolinë e gjatë, qirinj elegantë, shampanjë, petale trëndafilash dhe ushqim gourmet krijojnë idenë se një fatlume ka shumë për të festuar.

Në fakt, në mbyllje të videos dhe në fund të tavolinës shfaqet një makinë AUDI Q3 Sportback i kuq. Ky model i preferuar nga shumë shoferë ishte ndriçimi i papritur por i bukur i asaj darke.

Kjo video nxiti shumë reagime online, duke u konsideruar si një gjetje e këndshme dhe homazhi më i denjë për një dashuri që shpesh herë nuk njeh kufij.

Top Channel