Presidentja Vjosa Osmani, sot takoi ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, përballja me pandeminë dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Sipas komunikatës për medie nga zyra e presidentes thuhet se presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka shfaqur shpresën se do ta ketë mbështetjen e shtetit holandez.

Sipas Presidentes Osmani, është radha që BE-ja ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave.

Në komunikatë thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe nevojën e integrimit të shteteve të rajonit të Ballkanit në BE.

Presidentja Osmani dhe ambasadorja Loobezo diskutuan edhe për bashkëpunimin politik dhe ekonomik ndërmjet Holandës dhe Kosovës.Osmani ka potencuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.

Në fund të takimit ambasadorja Loobezo ia ka dorëzuar presidentes Osmani telegramin e urimit të mbretit të Holandës, Willem-Alexander R., për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Top Channel