Vetëm gjatë javës që lam pas, rrugorja e Tiranës ka vënë nën pranga 33 persona, ka pezulluar 249 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mbi 6800 masa administrative.

Në pranga u vunë 33 shoferë, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Ndërkaq, janë goditur edhe 14 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 14 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh. Gjithashtu është goditur dhe një rast i “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”.

Po ashtu, janë pezulluar 249 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,
186 për “Kufizimet e shpejtësisë”,
15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 6852 masa administrative, me një mesatare 977 masa të vendosura në ditë, konkretisht:

125 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
65 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
326 masa për parakalime të gabuara;
1146 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
2982 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;
46 masa administrative për mungesë siguracioni;
1612 masa për shkelje të ndryshme.

Top Channel