Naomi Campbell, 51 vjeçe, tregon fytyrën e të bijës: E kam lindur vetë dhe jo adoptuar (fotot)

14/02/2022 18:53

Naomi Campbell ka zbuluar fytyrën e bijës së saj në një intervistë të fundit.

Duke folur për revistën British Vogue, supermodelja 51 vjeçare tregoi se bija e saj e lindur në maj, “nuk është e adoptuar”, teksa konfirmonte: “Është fëmija im”.

Nëna e re ishte parë dhe në pasarela me barkun e rrumbullakosur disa kohë para lindjes, por disa rrjete kanë hedhur dyshime se mund të ketë marrë fëmijën nga një nënë surrogate.

Naomi thotë se jo shumë njerëz e dinin që ajo dëshironte të bëhej nënë: “Shumë pak nejrëz e dinin që do të bëhesha nënë, por është në fakt bekimi më i madh që kam imagjinuar”.

Më tej në intervistë Naomi insiston se përsëri e adhuron punën si modele por pranonte se sa më shumë koha kalon aq më e rëndë për nervat bëhet.

“Përsëri më pëlqen, por është shkatërruese nga nervat. Unë jam 51 vjeçe dhe eci me vajza që janë nga 18! Është bukur të jesh me të rejat por nganjëherë duhet t’i udhëzoj si të ecin”.

Në lidhje me figurën e nënës për gjeneratën e modeleve me ngjyrë, Naomi tha: “Kishte herë kur hyja në në fushatat e reklamimit dhe nuk më zgjidhnin, do të kishte qenë mirë të kisha dhe atëherë mbështetjen që kam tani, por jam e lumtur që shoh diversitetin sot”.

Supermodelja e cila besohet se nuk ka të dashur, surprizoi fansat në rrjetet sociale me foto të bebes së saj, edhe pse nuk ka zbuluar emrin.

“Jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time”, shkruante ajo.

Herën e fundit Naomi ka qenë në një lidhje me reperin Skepta në 2018 por ka pasur disa lidhje të profilit të lartë me personazhe si Diddy, Robert De Niro, Mike Tyson dhe miliarderin rus Vladislav Doronin.

Naomi është shumë e përmbajtur për jetën private por ka thënë më parë se shkon mirë me ish-të dashurit e saj dhe aktualisht mesohet se nuk është në çift.

FOTO GALERI
4/7
“Jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time”, shkruante ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA