Gjatë një bisede me Ilirin dhe Donaldin, Einxhel ka rrëfyer një histori nga fëmijëria e saj. Ajo ka treguar se si shoku i saj i bankës i shprehu dashurinë para se të ikte në Greqi.

Einxhel tregon se veprimi i tij nuk i pëlqeu aspak aso kohe kur ishte në klasë të tretë. Vetëm se ai i thoshte që e donte dhe do të martohej me të, Einxhel zgjodhi t’i thyente syzet.

Teksa e tregonte këtë histori duke qeshur, Einxhel i kthehet historisë me DJ Dagz dhe thotë se edhe atij do ia kishte thyer syzet në fillim  nëse do të kishte.

“Në të gjithë klasën ishin çun-çun, gocë-gocë, vetëm unë isha me atë. E urreja. Më vinte inat, thoja pse të mos rri me shoqet e mia por kam këtë tipin këtu. Gjatë gjithë kohës, ne haheshim për mësime. Kush merrte shumë mirë me yll apo të lumtë dora me flamur dhe hahesha se thoja “unë i bëj vetë, atij ia bën mami”.

Haja inat kush nga ne ishte nxënësi më i mirë i klasës. Para se të ikja në Greqi, më tha unë të dua shumë. Më deklaroi që më dashuronte në klasë të tretë dhe e merrni dot me mend se çfarë i kam bërë? I kam thyer syzet me grusht. Dhe Dagzi po të kishte pasur syze, do ia kisha thyer në fillim”, tha Einxhel.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA