Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
Autoritetet tajlandeze kanë rekomanduar që të dashuruarit të mbajnë maska për t’u përmbajtur nga “puthjet e thella” dhe të shmangin pozicionet ballë për ballë gjatë marrëdhënieve intime për shkak të rrezikut të Covid-19.
14 shkurti është i popullarizuar në Tajlandë, pasi shumë çifte dëshirojnë të martohen atë ditë. Por ndërsa rastet e koronavirusit rriten në mbretëri, autoritetet janë shqetësuar për disa festime të Ditës së Shën Valentinit.
“Covid nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, por kapja e Covid-it është e mundur përmes frymëmarrjes me kontakt të ngushtë dhe shkëmbimit të pështymës”, tha për AFP drejtori i Byrosë së Shëndetit Riprodhues Bunyarit Sukrat, duke shtuar se “mbajtja e maskave për fytyrën gjatë kryerjes së marrëdhënieve” mund të zvogëlojë rrezikun.
Rekomandimet e tij ndjekin këshilla të ngjashme nga Departamenti i Shëndetësisë i vendit. Kreu i saj, Dr. Suwanchai Wattanayingcharoen, shprehu gjithashtu mbështetjen për përdorimin e një aplikacioni celular që vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj Covid në restorante dhe për kryerjen e një testi të shpejtë të antigjenit.
Top Channel