Ata që gjetën dashurinë dhe ata që u dashuruan me Top Channel! Sonte në ‘Ëndërrtjerrësit’, ora 21:00!

13/02/2022 11:19

Sonte në mbrëmje në orën 21 tek ‘Ëndërrtjerrësit’ do të flitet për ata që gjetën dashurinë në Top Channel, dhe për ata që u dashuruan me Top Channel. Për humbjet, dhe fitoret.

Në shtëpinë prej xhami asgjë nuk mbetet më sekret dhe prapaskenat e emocionet zbulohen pa rezerva.

Në këtë mbrëmje të katërt me kujtime e të pathëna, dhe imazhe që ju kanë mbetur në kujtesë rrëfehen ata që prej vitesh ju informojnë çdo ditë, duke sjellë zërin tuaj në ekran, duke zbuluar padrejtësitë, shpesh duke vënë edhe veten në rrezik, Alma Demiraj, Muhamed Veliu, Anila Hoxha, Erina Matraxhiu.

Por do të jetë edhe një episod për dashurinë në prag të Shën Valentinit për ata që dashurinë e gjetën në punë dhe ata që janë dashuruar me punën.

Bieta Sulo, Alban Dudushi, Elona Duro, Altin Basha, Ilirjana Basha, Esdalin Gorani dhe Ola Hasani ju tregojnë për dashurinë dhe punën në Top Channel sonte në ora 21:00!

Top Channel