Hasan Reci dhe Andon Lakuriqi, shkodranët që i kënduan peizazhit ishin pjesë e episodit të 44 të programit Artkand.
Intelektuali antikonformist dhe I talentuar në shumë fusha të artit, Hasan Reci u përfaqësua me ”Lumin e Tiranës”, e një teknike të veçantë, vaj dhe spatul në fajazit, vepra e vitit 1944, ka një çmim fillestar prej 3000 euro.
Ndërkohë dhe i biri i tij Shpëtim Reci, solli një peizazh të Himarës. Trajtimi është në mënyrën abstrakte me bojëra vaji në kanavacë në linjat e tij të preferencës koloristike stilistike.
Impresionisti Anton Lakuriqi, më një penelatë tejet elegante u përfaqësua në program me këtë tablo të Elbasanit të viteve ’80.
Ndërkohë që dy piktura kushtuar dashurisë dhe çiftit, përzgjedhur për Shën Valentin, nga artisti Nikolet Vasia dhe Çlirim Ceka ishin përmbyllëse.
Në studio poetja Rita Petro rrëfeu koleksionin e saj të pikturave dhe vizitën në studion e Omer Kalleshit.
Top Channel