02/12 14:00
Nisma “Bëjmë detyrat e shtëpisë” që nisi zbatimin si projekt pilot në shkurt të 2018 në 20 shkolla, u ndërpre për gati 1 vit përgjatë pandemisë, e me rikthimin e orëve të plota këtë vit shkollor në muajin tetor rifilloi projekti i cili u zgjerua në 130 institucione të arsimit bazë në vend.
Pasi mbarojnë orët e mësimit, nxënësit e 9-vjeçares bëjnë 30 min pushim e më pas programi planifikon që të mbarojnë detyrat e shtëpisë për 3 lëndë si dhe të argëtohen me aktivitete.
Në shkollën e kuqe të kryeqytetit që është pjesë e projektit, vëzhguam se jo të gjitha klasat janë të hapura për të ndihmuar nxënësit, e disa prej tyre nuk janë në dijeni.
Top Channel