Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti është shënuar në rrugën ‘Bardhyl’, pranë kryqëzimit të Porcelanit.

Siç mund të shihet nga pamjet automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me hekurat anës rrugës.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel