Aksident në aksin Vlorë-Selenicë/ Automjeti del nga rruga, dëmtohet shoferja dhe pasagjerët

12/02/2022 12:46

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në vendin e quajtur ‘Bishti Malit’.

Mësohet se një automjet me drejtuese shtetasen E.H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur e dëmtuar drejtuesve e mjetit dhe pasagjerët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën

“Më datë 12.02.2022, rreth orës 11:25 , në aksin rrugor Vlorë – Selenicë, në vendin e quajtur “Bishti Malit”, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. H., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeret, shtetaset L. Th., dhe K. Ç., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel