Katër parashuta fluturuan këtë të premte mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Banorët lexuan shkrimet që mbanin parashutat dhe kuptuan se të gjitha ishin për aktoren Monika Lubonja. “Nuk të kam harruar”, ishte mesazhi në njërën  pre tyre.

Artistja u emocionua dhe falenderoi fansat për surprizën dhe emocionet e bukura që i kanë përcjellë.

Teksa na ndajnë pak ditë nga finalja e madhe e 18 shkurtit, të gjashtë banorët kanë marrë surpriza të ndryshme nga familjarët dhe ata që i kanë ndjekur për më shumë se katër muaj.

Sonte është nata gjysmëfinale, ku do të caktohen dhe dy finalistët e tjerë, mes Arjola Demirajt, Einxhel Shkirës, Monika Lubonjës dhe Donald Veshajt. Ndërkohë, Ilir Shaqiri dhe Beniada janë konfirmuar finalistë, pas votimit të publikut.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA