Tre persona janë proceduar penalisht në Kukës, ndërsa janë sekuestruar 3 ton e 519 kilogramë kafe!

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D.J., u gjetën dhe sekuestruan 123 kilogramë kafe të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

Më pas, policia ka ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit Q.B., ku gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe kokës dhe 1 ton e 116 kilogramë kafe të paketuara.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, proceduan shtetasit D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave””.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel