Teksa rastet aktive me Covid janë në rënie, më tepër po shtohet numri i pacientëve me komplikacine Post-Covid që po marrin trajtim në spital.

Momentalisht në pavijonin e dedikuar tek “Shefqet Ndroqi” janë 30 pacientë të shtruar.

Pacientët post-covid paraqiten në spital me pamjaftueshmëri në frymëmarrje dhe kanë nevojë për oksigjen. Por mjeket shpjegojnë edhe komplikacionet e tjera që lë virusi.

Më së shumti në spital me komplikacione post-covid paraqiten moshat mbi 60 vjeç që kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese si diabetikët, të sëmurët kardiak, ata me sëmundje kronike të veshkave, e sëmundje malinje. Koha e qëndrimi në spital varion nga 2 javë deri në më shumë se 1 muaj.

Top Channel