Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në vendin e quajtur Kodër Rrashbull të Durrësit.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, shtetasin F.K., rreh 75-vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën!

‘Rreth orës 15:15, në vendin e quajtur Kodër Rrashbull Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. H., ka përplasur këmbësorin shtetasin F. K., rreth 75 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel