Një 29-vjeçar është identifikuar sot në Sarandë për armëmbajtje pa leje.
Policia ka konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhrit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion luftarak.
Shtetasi me iniciale A.K. do të hetohet për “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
Top Channel