I dërguari Top Channel në Ukrainë Muhamed Veliu raporton se në Kiev zyrtarët thonë se 4.500 lokacione të nëndheshme në formë bunkerë po pastrohen dhe do të përdoren si vend strehime nga bombardimet.

Kryebashkiaku Kievit, Vitali Klitschko tha se bunkerët nga koha e ish-luftës së ftohtë po përgatiten duke u pastruar për të akomoduar qytetarët.

Po ashtu edhe metroja e Kievit e ndërtuar kundra sulmeve nukleare do të përdoret si vendstrehim.

E gjithë kjo infrastrukturë mbrojtëse është ndërtuar kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik për t’i bërë ballë sulmeve të perëndimit.

Ndërkohë sot të tilla vendstrehime po bëhen gati të përdoren për tu mbrojtur nga fqinji, Rusia, e cila është e gatshme për ta pushtuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel