Vizitat me targa diplomatike në SPAK dhe në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion janë kthyer në një rutinë të përditshme pranë institucioneve të reja tek të cilat pritshmëritë janë të larta!

Edhe grupet e përbashkëta hetimore nuk janë një risi!

Por vizita e hetuesve belgë në SPAK rikthehu një dosje të bujshme si ajo e ‘Toyota Yaris’, për të cilën drejtësia shqiptare nuk mundi t’i vendosë pikat mbi ‘i’.

Pyetja e kryedemokratit Lulzim Basha u pasua edhe me marrjen e dëshmive të dy shtetasve të tjerë të përmendur gjatë hetimeve shqiptare të cilët pas bllokimit të 3.4 milionë eurove rezultuan thjesht mos deklarues të të hollave në kufi.

Megjithatë dosja që vijon të jetë e hapur në Belgjikë për pastrim parash ka sjellë sërish në Tiranë 7 hetues belgë që janë vënë në kërkim të të dyshuarve të tyre. E teksa kjo çështje u dyzua në Shqipëri midis dy prokurorive, edhe informacionet u shkëmbyen në takime të veçuara mes kreut të SPAK, Arben Kraja dhe kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Të dyja prokuroritë këmbëngulën se po bashkëpunojnë me Belgjikën për hetime në fushën e pastrimit të parave dhe të goditjes së krimit, pikërisht në kohën kur përveç rizgjimit të Toyota Yaris disa ngjarje të hakmarrjes mes grupeve kriminale kanë ndodhur në të dyja vendet!

Top Channel