Ilustrim

Një automjet është përshirë nga flakët teksa po lëvizte në rrugën e Lundrës mbrëmjen e sotme!

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ndërsa automjeti ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht.

“Me datë 11.02.2022, rreth orës 19:45, në Lundër, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin M. L.”, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel