Adele e intoksikuar dhe e përlotur, jashtë kontrolli në diskotekën ‘gay’: A e dinë ata kush jam unë? (fotot)

11/02/2022 15:43

Këngëtarja britanike Adele shihej mbrëmë duke qarë e duke pirë pa kriter në një bar të njohur homoseksualësh në Londër, ku u zhvesh në të brendshme dhe kërcente në tub me striptistet, gjatë një ceremonie çmimesh të rangut të ulët.

Më pas këngëtarja shihej të humbiste ekuilibrin e të rrëzohej teksa ndiqte ceremoninë ‘G-A-Y’s Porn Idol’ nga seksioni VIP, në diskotekën Heaven në qendër të Londrës me një grup miqsh.

Këngëtarja kishte thënë se kishte lënë alkoolin në tetor 2021, por mbrëmë shihej e përlotur teksa zgjatej nga zona e saj VIP duke pyetur spektatorët e tjerë “A më njeh njeri mua apo jo?”

Disa orë para festës së saj ajo kishte dhënë një intervistë disi më ‘të civcilizuar’ në programin e njohur britanik ‘Graham Norton Show’, ku tha se dëshironte të kishte një fëmijë me të dashurin Rich Paul, duke vijuar zhurmat se dyshja mund të jenë të fejuar.

Adele u filmua nga të pranishmit teksa kërcente  në kostumin e saj Fendi 3280 paundë, me shoqet e saj, dhe më pas teksa këndonte bashkë me të pranishmit këngën  “It’s Raining Men”.

Pasi u ngjit në skenë mes audiencës që brohoriste, Adele tha me shaka: “E bëra në brekë”.

Eventi ‘RuPaul ‘s Drag Race’ prezantohej nga transeksuali britanik Cheryl Hole me të cilin Adele postonte foto dje të shumta në Instagram.

Këngëtarja e dehur i kërkon më pas Cheryl të zgjedhin së bashku fituesit duke përdorur gjuhë mjaft vulgare: “Do të zgjedh këtë shoqen time! E di që më kanë hedhur shumë bajga ditët e fundit”.

Disa muaj më parë Adele tha se kishte lënë alkoolin për të mbrojtur zërin e saj të fuqishëm.

Ajo ka thënë gjithashtu për revistën US Vogue se vuante nga ankthi pasi kishte nisur të pinte shumë gjatë izolimit. “Gjithmonë më dhemb koka në mëngjes. Më duket se kam dhe ankth, gjithmonë dal nga dera e pasme e barit dhe jo nga dera kryesore”.

Pronari i klubit Jeremy Joseph, tha se nuk e kishte idenë se Adele do të vinte me grupin e saj: “Sapo mora vesh që ajo do të vinte i thashë transseksualëve me kostume të përgatiteshin. Ato më thanë ‘Pse’? Unë i thashë se do të vijë Adele dhe duhet të dukeni në formën më të mirë”.

FOTO GALERI
1/14
Këngëtarja britanike Adele shihej mbrëmë duke qarë e duke pirë pa kriter në një bar të njohur homoseksualësh në Londër

Top Channel