Roxhers Demirazi, një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit në Greqi është vetëdorëzuar sot në policinë e Korçës.

Ai është paraqitur në ambientet e Komisariatit, i shoqëruar nga babai, i cili më pas është larguar. Ende nuk dihet si do të veprohet për ekstradimin e tij.

“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndodhet i shoqëruar shtetasi R. D., 19 vjeç, lindur në Selanik, banues në Korçë, i shpallur në kërkim nga Policia Greke, si i përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi grek A. K., në Selanik, Greqi”, njofton policia.

Alqi Kombani u vra në 1 shkurt, në Selanik. Ngjarja u raportua se kishte ndodhur pas një përplasje mes tifozerive të dy skuadrave grekë.

Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim dy shqiptarë dhe 6 shtetas grekë. 19-vjeçari Roxhers Demirazi është një ndër të dyshuarit si pjesë e grupit të huliganëve që dhunuan deri në vdekje 18 vjeçarin Alqi Kombani.

Ai u identifikua prej shenjave të gishtërinjve pasi u gjetën në disa shkopinj në vendin e ngjarjes. Policia greke thotë se Demirasi ka mundur të largohet drejt Shqipërisë në datën 2 shkurt, 24 orë prej vrasjes së 18-vjeçarit dhe ka kaluar në pikën kufitare të Kapshticës.

Autoritet greke thonë se 19-vjeçari është i proceduar dhe më parë për një akt të ngjashëm të ndodhur në vitin 2019. Prokuroria e Selanikut deklaroi këta persona akuzohen për krijimin e organizatës kriminale. Për vrasjen e 18-vjeçarit është arrestuar dhe një 23 vjeçar shqiptar.

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA