Infektimet nga Covid 19 në qytetin e Fierit kanë pësuar rënie gjatë ditëve të fundit.
Edhe pse numri i rasteve aktive është 690, nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Fier shprehen se shifrat kanë tendencë në ulje.
Sipas drejtuesit të kujdesit shëndetësor në Fier, Arbër Arapi, çdo ditë kryhen gati 90 testime, ndërkohë që kategoria më e prekur mbeten sërish të moshuarit që megjithëse të vaksinuar, infektohen për shkak të imunitetit të dobët.
Në qytet, vazhdon procesi i vaksinimit të popullatës. Duke marre parasysh faktin se ka një fluks qytetarësh që kanë simptoma si dhimbje koke, tështima dhe rrufë dhe dyshojnë se kanë Covid i drejtohen qendrave shëndetësore, Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier ka shtuar disa qendra të tjera për kryerjen e testimeve.
Çdo ditë kryhen mesatarisht 500-900 doza, ndërsa nga fillimi i pandemisë, në Fier janë vaksinuar mbi 170 mijë persona.
Top Channel