Një debat i fortë ka plasur mes Ergys Mërtirit dhe Enton Abilekajt në studion e Open mbrëmjen e sotme.
Pjesë nga debati në studio:
Mërtiri: Basha po i zgjat jetën procesit të Vetting-ut që e ka kapur Rama.Basha kishte të vetëm një opsion të zgjidhte, o njërin komision të kapur nga Rama, o tjetrin, të kapur po nga Rama. Nëse Basha s’do e votonte sot zgjatjen e Vetting-ut do sillej si e papërgjegjshme, se të vetmen gjë që ka në dorë, s’mund ta shpërdoroje
Abilekaj: Ore po ça i ke këto që thua?
Mërtiri: Po më ler të flas në ajër, kam mendimin tim, pse më ndërpret..
Abilekaj: Po s’mund të flasësh këto gënjeshtra..
Mërtiri: Po mirë mor më ler, unë s’di të flas, çfarë rëndësie ka, nëse unë flas budallaqe foli ti gjërat e zgjuara
Abilekaj: Ti flet kodra pas bregut, mos bëj muhabete kot këtu
Top Channel