Donnarumma zbulon telefonatën e fundit me drejtuesit e Milanit

09/02/2022 12:25

Gianluigi Donnarumma refuzoi ofertat e Milanit për të rinovuar kontratën dhe u transferua te Paris Saint Germain me parametra zero verën e kaluar, duke shkaktuar jo pak zemërim te tifozët e klubit kuqezi.

Megjithatë kur kanë kaluar shumë muaj nga largimi, gardiani i Italisë rikthehet të flasë për atë që ndodhi dhe shpjegon se nuk ka qenë vetëm faji i tij, por edhe i drejtuesve të Milanit, teksa kujton edhe telefonatën e fundit me ta.

“Të gjithë më quajnë mua fajtor, por duhet të dini se telefonata e fundit që kam marrë nga drejtuesit e Milanit, ka qenë për të më njoftuar që kanë gjetur zëvendësuesin tim. Në këtë mënyrë më bënë të kuptoj se kishte ardhur fundi dhe duhet të shihja për një tjetër klub”, u shpreh Donnarumma.
Megjithatë portieri italian zbulon se mbetet një tifoz i Milanit dhe ndjek të gjithë ndeshjet e kuqezinjve, teksa nuk lë pa komentuar as Mike Maignan, që e zëvendësoi në katërkëndëshin e portës së milanezëve.

“Pavarësisht të gjithave, unë falënderoj klubin për gjithë sa ka bërë për mua. Mbetem gjithmonë tifozi i parë i Milanit dhe kam gëzuar shumë për fitoren në derbi. Më vjen shumë mirë që Maignan po tregon cilësi të jashtëzakonshme dhe po bën në mënyrë perfekte punën e tij”, deklaroi Gigio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA