Grabitësi hyn në shtëpinë e huaj, bën banjë, ha peshk dhe lë para për të rregulluar dritaren e thyer (fotot)

08/02/2022 17:17

Teral Christesson ishte gjetur duke pirë birrë e duke ngrënë karkaleca në një shtëpi në New Mexico, teksa i tha më pas policisë së ishte penduar dhe kishte lënë para për të riparuar dëmet e shkaktuara.

Grabitësi i armatosur  kishte shijuar disa orë në apartamentin luksoz ku kishte ngrënë, pirë e bërë banjë, para se të kërkonte ndjesë te policia deh te i zoti për hyrjen me thyerje.

I akuzuari raportohet se kishte lënë $200 për të riparuar dritaren që kishte thyer dhe u kishte thënë pronarëve të shtëpisë se vetëm kishte pasur nevojë për një vend të ngrohtë për të fjetur.

Policia e Santa Fe kishte ardhur në skenën e krimit ku kishte gjetur Teral Christesson duke pirë birrë e duke ngrënë karkaleca.

Sipas raportimeve, një burrë kishte hyrë në shtëpinë e tij ku gjeti grabitësin 34-vjeçar që kishte prane vetes një pushkë automatike, thuhej në dokumentet e gjyqit në Santa Fe.

I dyshuari më pas kishte kërkuar ndjesë pronarit të shtëpisë, duke u justifikuar se kishte nevojë për një vend ku të flinte, prandaj më pas kishte lënë $200 në një karrike para se të fuste në cantë automatikun e tij e të largohej qetësisht.

Christesson tha se kishte hyrë në shtëpi me anë të një dritareje që kishte thyer.

Edhe pronari i shtëpisë tha se “burri ishte shumë i turpëruar dhe kërkonte ndjesë kur u gjet në këtë situatë”.

Christesson tha më tej se i ishte prishur makina dhe ishte gjendur në mot të keq të dielën  prandaj kishte hyrë në shtëpi me thyerje nga frika se do të ngrinte, ndërsa refuzonte të tjera akuza për pengmarrje makine.

Burri është akuzuar gjithsesi për hyrje me forcë në shtëpi, dëme kriminale të pronës dhe tentativë marrje peng të automjetit.

FOTO GALERI
3/3
Policia e Santa Fe kishte ardhur në skenën e krimit ku kishte gjetur Teral Christesson duke pirë birrë e duke ngrënë karkaleca.

Top Channel