Ditët e fundit, banorët e “Big Brother VIP” janë treguar miqësore me njëri-tjetrin.

Disa ditë para finales së madhe, konkurrentët kanë qenë më të afërt. Iliri ka kaluar më shumë kohë me Monikën dhe Arjolën, ndërsa Donaldi ka biseduar gjatë me Beniadën.

Mbrëmjen e kaluar, modelja i rrëfeu artistit për marrëdhënien disa vjeçare me ish-partnerin e saj dhe mënyrën si u ndanë dhe nuk komunikuan më. Nga ana tjetër, Einxhel nuk u ndje mirë, pasi siç tha, kishte nevojë të bisedonte me miken e saj, por ajo ishte e zënë (me Donaldin).

Sot, teksa Beniada po pastronte kuzhinën, Donaldi qëndroi pranë saj për të biseduar, ndërsa ajo i dhuroi një puthje në faqe.

Sonte është spektakli i radhës i ‘reality show-t’ dhe ndër të tjera do të caktohet finalistja e radhës, mes Beniadës dhe Monikës.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA