Kjo fillim jave ka shënuar ulje të ndjeshme të rasteve me COVID në vendin tonë, ku 251 qytetarë rezultuan të infektuar nga 1766 testime.

113 rezultuan të infektuar në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnjë 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë 12,606 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë një 65-vjeçar nga Himara, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

Deri më tani janë kryer 2,63 milionë vaksinime në vendin tonë, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 3,387.

Ministria u bën apel qytetarëve që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”, sipas ministrisë.

Statistika (07 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 251
Të shëruar në 24 orë 1246
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1766

Testime totale 1,695,141
Raste pozitive 264,875
Raste të shëruara 248,882
Raste Aktive 12,606
Humbje jete 3,387

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4887
Fier 1596
Shkodër 1347
Vlorë 856
Elbasan 832
Gjirokastër 765
Berat 668
Lezhë 501
Korçë 459
Durrës 326
Kukës 265
Dibër 104

Top Channel