Shtrëngimi i masave për kalimet në kufi nga shumë shtete, rriti dhe abuzimet për përgjigje tamponësh negative për të kaluar kufijtë.

Fiks Fare solli sërish rastin e një laboratori që jep përgjigje fiktive të tamponit vetëm me qëllim kalimin e kufirit. Mbrëmjen e së hënës gazetarët e Fiksit sollën rastin e një laboratori pranë pikës kufitare të Qaf Thanës i cili kryen teste për covid 19. Laboratori Union Clinic nxjerr përgjigje tamponi negative pa e kryer fare analizën.

Gazetarja e Fiksit ju drejtua kësaj pike, ku kërkoi të kryente një rapid test. Kërkoi që të marrë përgjigjen negative pa bërë fare tamponin. Laboranti kreu thjesht procedurën e regjistrimit, mori pagesën dhe printoi përgjigjen negative të gatshme pa kryer asnjë lloj analize. Kundrejt shumës prej 15 eurosh gazetarja e Fiksit u pajisë me përgjigje negative të tamponit.

Farmacive nuk u lejohet, shesin rapid testin nën dorë

Nga investigimet që bënë gazetarët e Fiksit nëpër disa farmaci në Tiranë, panë se këto shisnin nën dorë rapid testin. Gazetarëve në disa farmaci iu tha se nuk u lejohet të shesin rapid testin, por në disa prej tyre mjafton të kërkosh një të tillë dhe nën dorë e pa kupon të serviret një rapid test. Madje farmacitë që abuzojnë me shitjen e tij të tregojnë edhe sesi duhet ta përdorësh në kushte shtëpie.

Çmimi varion nga 1300 lekë deri në 2000 lekë.

Për të tilla abuzime Fiksi iu drejtua me një kërkesë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Në përgjigjen për emisionin Fiks Fare, AKBPM sqaroi se testet e shpejta Covid 19 mund të bëhen vetëm në laboratorë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë duke përjashtuar kështu shitjen në farmaci.
Madje sipas AKBPM shitja me pakicë e tyre dënohet me gjobë 20 mijë lekë.

Farmaci -1

Fiksi – Rapid test ke? Nga atoooo
Farmacistja – Nuk para lejohen nëpër farmaci akoma.
Fiksi – Nuk lejohen?

Farmaci – 2

Fiksi – Të lutem, më duhet një rapid test.
Farmacistja – Çfarë rapid testi?
Fiksi – Për covid.
Farmacistja – Jo nuk kam gjendje.
Fiksi – Nuk ke gjendje? Po kur mund ta marr?
Farmacistja – Nuk e di
Fiksi – Se njëra më tha që e kishte marrë këtu dhe mund ta gjej vetëm këtu.
Farmacistja – Jo realisht nuk të ndihmoj dot për shpejt.
Fiksi – Ok, por sa kushton?
Farmacistja – Po nuk e di, diku te 10 ( dhjetëmijë ) – 15 ( pesëmbëdhjetë ) – 20 ( njëzetmijë ). Pyet njëherë. Ke farmaci plot këtej nga pesa ( spitali pesë )
Farmacia – 3

Fiksi – Si je? Rapid test?
Farmacistja – Po 2000 lekë.
Fiksi – Ma jep se më duhet. A e ka mënyrën e përdorimit?
Farmacistja – Po
Fiksi – Në çfarë gjuhe e ka?
Farmacistja – Ja ta shoh.
Fiksi – Hë ma shpjego pak, se duhet t’ja bëj prindërve se nu i lëviz dot.
Farmacistja – Atëherë. Ky këtu është materiali, dmth është lëngu, kjo është tamponi, që vendoset te hunda.
Fiksi – Ok te hunda. Është kështu ky i hundës jo i gojës?
Farmacistja – I hundës.
Fiksi – Ok
Farmacistja – Merret dhe vendoset këtu brënda, pasi është marrë materiali, përzihet. Kjo hapet kështu, këtu.
Fiksi – Ok
Farmacistja – Futet brenda, tundet, pastaj vendoset po tapa tundet siç është pa tamponin dhe hapet këtu dhe pikohet. Ky është si test shtatzënie.
Fiksi – Ah, si testi i shtatzënisë? Nga ajo aty pikohet brenda?
Farmacistja – Nga kjo.
Fiksi – Ok. S’ka gjë futi ashtu mos e vrit mendjen.
Farmacistja – Ka shumë raste që Omicronin nuk e kap.
Fiksi – Nuk e kap omicronin?
Farmacistja – Jo, kjo është shumë e sigurt si tampon, por edhe ata që e bëjnë në laborator nuk e kapin Omicronin.
Fiksi – Vdiqa, e di sa farmaci kam kërkuar se nuk po e gjeja dot, u çmenda.
Farmacistja – Merr dy, që të paktën t’ja bësh edhe njërit edhe tjetrit.
Fiksi – Po më doli njëri mua e njëjta është, gjithsesi rëndësi ka që e gjeta se ku është edhe vij e marr. Kjo është. Faleminderit.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA