Pastori ‘ekzorcist’ djeg publikisht librat e serialeve ‘Harry Potter’ e ‘Twilight’ prej mallkimit të magjisë (fotot)

07/02/2022 15:27

Greg Locke, krye pastori i kishës Global Vision në Nashville, SHBA, ka ndërtuar dje një stivë ekzorcizmi me librat e serialeve të njohur televizive duke i djegur ato për të larguar “fenomenet e makimit djallëzor” që reflektonin.

Teksa pastori amerikan hidhte në zjarr mes të tjerash dhe librat Harry Potter e Twilight u thoshte mbështetësve të pranishëm se “magjia dhe gjërat e mallkuara duhet të ikin.”

Locke – i cili është ndaluar nga rrjeti social Twitter prej shpërndarjes së ‘dezinformimit për vaksinat Covid’ – tha në ceremoninë e ekzorcizmit se Kisha ka të drejtë të djegë “çdo material okult që e konsideron si kërcënim ndaj të drejtave e lirive fetare apo sistemeve të besimit”.

Në një postim në rrjetin Instagram duke promovuar ceremoninë e djegies, Locke shkruante: “Kemi materiale nga e gjithë bota që jemi duke djegur, nuk po bëjmë lojra. Magjia dhe gjërat e mallkuara duhet të shkojnë. Ligji 19 ka sjellë magjinë dhe demonizmin, prandaj ne po i djegim!”

“Jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për atë që po bëjmë, sillini të gjitha këtu. Duhet të ndalojmë influencat djallëzore në shtëpitë tona. E kam thënë këtë nga skena dhe po e them edhe këtu”.

“Çdo gjë e lidhur me lozhat masonike duhet të shkatërrohet. Është një kult satanik, çfarëdo që t’ju ketë thënë krye-masoni juaj apo babagjyshi i gënjeshtërt”, tha ai.

“Sillni të gjitha materialet Harry Potter. Le të qeshin sa të duan mosbesuesit. Nuk mërzitemi pasi është magji 100%”, komentonte pastori i zemëruar.

FOTO GALERI
1/5
Greg Locke, krye pastori i kishës Global Vision në Nashville, SHBA, ka ndërtuar dje një stivë ekzorcizmi me librat e serialve të njohur televizive

Top Channel