Ëndërrtjerrësit/ “Operatori raportoi duke qarë nga Gërdeci”, Sokol Balla rrëfen përjetimin e ngjarjes së trishtë

06/02/2022 22:34

Ngjarja e trishtë e Gërdecit na dërgon pas në kohë, duke kujtuar një prej ditëve më të zeza të vendit tonë që nuk mund të largohen aq lehtë nga memoria.

Sokol Balla rrëfeu në mbrëmjen e tretë në “Ëndërrtjerrësit” momentin e shpërthimit.  Njëri prej qytetarëve, i ndodhur shumë afër ngjarjes kishte filmuar shpërthimin, ndërsa  e tij u bë pjesë e studios për të rrëfyer ngjarjen e rëndë.

“Mbaj mend që isha tek rruga Myslym Shyri dhe tani më mori në telefon Tani, më tha se diçka kishte ndodhur sa edhe avioni lëvizi se ai ishte në Rinas.  Thjesht mora operatorin në telefon e i thash merr kamerën shko në Gërdec është një fshat afër Vorës. Kam lënë të dalë Kel Vladi në telefon, ngjarja ishte aq tronditëse, sa ai ka raportuar duke qarë nga Gërdeci. Kishte ikur me aq urgjencë, sa kishte lënë gazetarin dhe kamerën tek PS-ja dhe i thash flit në telefon. Fliste për trupa të copëtuar”, tha Balla.

Ndërsa gazetari rrëfente, u transmetuan pamjet që vetëm Top Channel i kishte, falë qytetarit që besoi t’ja jepte. Për herë të parë operatori u detyrua që të rrëfente ngjarjen në lajme për të sjellë të parët ngjarjen për publikun.

“Vijon të ketë shkarkime plumbash dhe predha, është edhe një depo tjetër që pritet të shpërthejë”, tha operatori.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel