Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton në “Goca dhe Gra”
Një nga zbulimet më të mëdha nga Marin Mema “Gjurmë Shqiptare” ishin eshtra 1600 vjeçare.
Ai ka rrëfyer eksperiencën e vështirë, ndërsa ishte i ftuar në “Ëndërrtjetrrësit” këtë të dielë.
Futja në shpellë ishte shumë e vështirë për shkak të kushteve, ndërsa ai nuk kishte veshur as kaskë për të mbrojtur kokën nga gurët që mund të binin.
Vendi ishte i mbushur me eshtra dhe kafka njerëzish, por entuziazmi i madh për punën, nuk e ndaluan që të vijonte.
“Kishte 50 60 kafka të tilla, nuk kishte goditje me plumb, u përkisnin edhe fëmijëve, unë zbrita edhe në fshatin Gjuraz për t’i pyetur nëse kishte ndodhur ndonjë masakër dhe ata nuk mbanin mend gjë. Më 15 maj 2021 u ngrit një grup arkeologësh dhe çdo informacion ngeli në kuadrin e hipotezave. Në shtator 2021 një bashkëpunim me shtetin e Vjenës mori disa kampione, këto kryhen më pas dhe vijnë në janar tyë 2022 që konfirmon se këto janë nga 1600-1700 vjeçare. Duhet të presim tashmë se si do të shkojë pasi do të bëhen analiza të tjera”, tha Mema.
Top Channel