Pse shqiptarët e duan tryezën plot për festën e fundvitit? Sociologët shpjegojnë arsyet
22/12 13:03
Bashkia e Durrësit ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës “Ohri” në lagjen 15 të këtij qyteti.
Në një shënim në Facebook, kryetarja Emiriana Sako, thekson se ky investim i rëndësishëm për qytetin, erdhi si përgjigje e kërkesës së qytetarëve.
“Në takime me banorët e kësaj zone duke bashkëbiseduar për investimet e rëndësishme që janë kryer deri tani dhe të tjera punë që do të bëhen në këtë lagje”, shkruan Sako.
Rikonstruksioni i rrugës “Ohri” 800 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë, përfshin sistemin e kanalizimeve, shtrimin me asfalt, trotuaret dhe ndriçimin.
Ajo thekson se rehabilitimi i këtij segmenti lehtëson qarkullimin dhe i shërben rreth 1300 banorëve të kësaj zone.
Top Channel