Modelja e shtangur dëbohet nga Vatikani prej veshjes ‘tepër seksi’ (fotot)

04/02/2022 17:38

Modelja Juju Vieira, me origjinë nga Brazili, bëri një vizitë në bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e shenjtë të Romës me 30 janar, e veshur me një fustan të ngushtë dhe çizme të gjata.

Por influencuesja thotë se u ndje “e ofenduar”, pasi iu kërkua të dilte nga Vatikani prej veshjes së saj “tepër seksi”.

“Shkova në Vatikan si çdo njeri për të bërë disa foto. Por pas pak një zotëri m’u afrua e më tha se ishte një vend lutjeje dhe se nuk isha veshur në mënyrë të pranueshme, prandaj më ftoi të largohesha. Ata më dëbuan nga Vatikani”, ankohet modelja e njohur në rrjetet sociale.

“U ndjeva e turpëruar sepse kishte njerez të tjerë aty që e dëgjuan atë që më tha, u ndjeva e parespektuar”.

Vatikani ka një kod strikt veshjeje si për burrat dhe për gratë, që përfshin mbulimin e gjunjëve dhe të shpatullave.

Në faqen e internetit thuhet: “Gratë nuk lejohen të mbajnë veshje pa mëngë ose funde të shkurtra. Shpatullat duhet të jenë të mbuluara dhe fundi ose fustani duhet të mbulojë gjunjët”.

“Zakonisht është një ide e mirë që gratë të kenë me vete një shall apo geta kur vizitojnë në muajt e ftohtë, si dhe një xhaketë të lehtë të cilën mund ta fusin në çantë”.

Juju thotë se nuk e njihte kodin dhe se ishte veshur ashtu siç vishet sakonisht për të dalë.

Modelja thotë: “Nuk e dija fare që kishte rregulla, por një person normal nuk shkon të vizitojë Vatikanin me rrobat e klubit të natës. Unë isha veshur me stil me rroba dimri. Kisha rroba të rehatshme për shëtitje të gjata, i kisha të kombinuara me njëra tjetrën”.

Juju postoi eksperiencën e saj në llogarinë në Instagram për 26,400 ndjekësit e saj.

Duke folur në gjuhën portugeze ajo e quante situatën “shumë të pakëndshme”.

Mjaft persona shprehnin mbështetje për modelen, ndërsa të tjerë thonin se është diçka e zakonshme që personave që nuk ndjekin kodin e veshjes t’u kërkohet të largohen nga qyteti i Vatikanit.

FOTO GALERI
2/5
Vatikani ka një kod strikt veshjeje si për burrat dhe për gratë, që përfshin mbulimin e gjunjëve dhe të shpatullave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA