Kinezët tentojnë krijimin e ‘dados artificiale’ që lind bebe nga ‘mitra robot’ (fotot)

04/02/2022 21:25

Një “dado” ose “nënë” e inteligjencës artificiale po afrohet sipas studiuesve kinezë të robotikës, qe sipas të cilave do të ndihmojë në “gjenerimin artificial të jetës”

Zhvillimi vjen edhe pse në shumë biseda zyrtare përmenden si probleme kryesore emetimet e karbonit prej mbipopullimit te tokës.

Tashmë robotika dhe inteligjenca artificiale do të mund të asistojnë në lindjen e bebeve, çuditërisht i ngjashëm me idetë filmit klasik të utopisë së të ardhmes, ‘The Matrix.’

E përditshmja e Hong Kong, South China Morning Post, shkruan se ekspertët kinezë në Suzhou kanë arritur zhvillime të konsiderueshme këtë sektor, megjithë shqetësimet për implikimet etike e morale të rritjes së qenieve njerëzore në një ambjent artificial.

Sipas studiuesve të Suzhou, dadoja e inteligjencës artificiale (AI) mund të ndihmojë në rritjen e fëmijëve njerëzore në një “mjet afatgjatë embrional.”

Mitra artificiale do të jetë një makineri e madhe me ndarje për fetuset individuale. Fëmijët do të ushqehen sikur të sihin në një mitër reale, që në fakt është një dhomë e mbushur me  “lengje ushqyese.”

Të dhënat e zhvillimit dhe shëndetit të embrionit do të ruhen në programe të veçanta gjatë kohës së zhvillimit të tij, përsëri në mënyrë të ngajshme me idetë fantastike të filmit kult “Matrix”.

Teknologjia e re do të nisë fillimisht të përdoret në zhvillimin e embrioneve të kafshëve, pasi aktualisht ligji ndërkombëtar ndalon ndalon ndërhyrjet me embrionet njerëzore nëse kanë moshë më të gjatë se dy javë.

E përditshmja shton se në Kinë janë të ndaluara lindjet nga nëna të huaja për fëmijën ose surrogate,  prandaj mitrat artificiale mund të kthehen në një spital ose laborator të pranueshëm nga legjislacioni kinez.

Sipas studiuesve, lindjet artificiale kanë avantazhe pasi “procesi i lindjes së fëmijëve nga njerëzit është i gjatë e i lodhshëëm”, prandaj mund të ndihmojë dhe inkurajojne nënat të lindin.

Gjithsesi mediat shkruajnë se popullsia e botës do të reduktohet me miliarda  deri në fund të shekullit, pasi përqidnja e fertilitetit do të reduktohet në masa të frikshme.

FOTO GALERI
2/3
Ekspertët kinezë kanë arritur zhvillime të konsiderueshme edhe pse në shumë biseda përmenden si probleme kryesore emetimet e karbonit e mbipopullimi i tokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA