Shpërthen në flakë transportuesja gjigante e naftës pranë deltës së lumit Niger (video-foto)

03/02/2022 15:16

Një anije gjigante nafte me kapacitet 2 milionë fuçi ka shpërthyer në tym e flakë në brigjet e Nigerisë para se të fundosej në fushën naftëmbajtëse Ukpokiti pranë deltës së lumit Niger.

Anija që funksiononte gjithashtu si rafineri lundruese kishte një ekuipazh prej dhjetë vetësh nga të cilët sipas raportimeve nuk është gjetur asnjë.

Është ende mister shkakku i shpërthimit në bordin e anijes në pronësi të grupit Shebah Exploration & Production, teksa nuk dihet sesa naftë ka rrjedhur prej saj.

Drejtori i kompanisë Ikemefuna Okafor tha se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë shkakun e shpërthimit të mëngjesit herët.

Megjithse Nigeria është prodhuesi më i madh afrikan i naftës krudo, kostot e saj janë të larta prej aksidenteve dhe pasigurisë.

Gjithashtu militantët kanë sulmuar shpesh instalacionet e naftës e grupe pirate janë aktive në Gjirin e Guinesë.

FOTO GALERI
2/3
Anija që funksiononte gjithashtu si rafineri lundruese kishte një ekuipazh prej dhjetë vetësh

Top Channel