‘Plehrë me famë botërore’, Donald Trump celebron dorëheqjen e kreut të CNN (fotot)

03/02/2022 16:59

Ish-presidenti amerikan Donald Trump celebronte dje dorëheqjen e kreut të rrjetit televiziv CNN Jeff Zucker prej një afere intime të padeklaruar me koleget, duke e quajtur atë “plehtë me famë botërore”.

Në një deklaratë të shpërndarë në media me email, Trump shkruante pa censurë: “Jeff Zucker, është një plehrë me famë botërore që ka qëndruar shumë gjatë në krye të rrjetit pa lajme të vërteta CNN. Ai është shkarkuar mes të tjerash për faktin se CNN nuk di më të tërheqë dëgjuesit e saj apo këdo tjetër”.

“Tashmë vjen një shans që ata të heqin dorë nga lajmet e rreme sepse nuk ka gjë më të bukur sesa korrigjimi i mediave të linjës së gjymtuar  te lajmit në SHBA, dhe në të gjithë botën. Jeff Zucker është larguar, prandaj urime të gjithëve!”, shtonte Trump.

Dje Zucker njoftoi kolegët se po dorëhiqej pasi nuk kishte deklaruar marrëdhënien e tij intime me zëdhënsen kryesore dhe drejtoren e marketingut të rrjetit CNN  Allison Gollust, një lidhje që njihet si “sekret i hapur” në të gjithë botën mediatike amerikane.

Zucker ka replikuar shpesh me Trump gjatë presidencës së tij dhe CNN ka qenë zëri kryesor i lajmeve negative për Trump, edhe pse më parë ata te dy ksihin pasur një marrëdhënie të afërt pune.

Kur ishte president i rrjetit ‘NBC Entertainment’, Zucker kishte drejtuar programin serial ‘reality’ ku luante Trump “The Apprentice.”

FOTO GALERI
2/3
Jeff Zucker u dorehoq prej një afere intime të padeklaruar me koleget

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA