Celibashi flet për regjistrimin e Koalicionit të Berishës me LSI-në dhe PDK

03/02/2022 17:30

Ora 00:00 e ditës së sotme shënon edhe afatin e fundit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ditën e djeshme u regjistruan në KQZ partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , Ilirjan Celibashi dha më shumë detaje për këtë proces sot në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja.

I pyetur se çfarë po ndodh deri në këto momente ai tha: Ka një kërkesë të paraqitur nga disa parti që janë të regjistruara tashmë, që kanë shprehur interesin për tu regjistruar si koalicion, ne po e verifikojmë dhe nesër vendosim.

I pyetur për faktin se si Sali Berisha do të hyjë në këto zgjedhje në koalicion me LSI, duke qenë se grupimi për rithemelimin e PD ende nuk ka një akt zyrtar të gjykatës në lidhje me certifikimin e ndryshimeve statutore, Celibashi tha:Nuk mund të them më shumë se kaq sepse është një çështje që është në një proces vlerësimi . Ajo që mund të them është se ka një kërkesë për tu regjistruar si koalicion nga parti politike të cilat janë tashmë të regjistruara si subjekt zgjedhor.

Denis Dyrnjaja: Po marr të mirëqenie sikur ju nuk do e miratoni këtë koalicion, a lind e drejta për apelim në kolegjin zgjedhor?

Celibashi: Ndaj vendimit të Komisionerit mundet të ushtrohet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe sanksioneve dhe mandej në Kolegjin Zgjedhor të Apelit.

Denis Dyrnjaja: Pra ka 2 shkallë ku mund të apelohet vendimi , nëse do të jetë negativ sigurisht.
Celibashi: Po po, kështu është .

Denis Dyrnjaja: Presupozojmë që ju refuzoni ta regjistroni këtë koalicion , kanë mundësi tjetër ky grupim politik , që të përfaqësohet në zgjedhje, mund të dalë me kandidat të pavarur, si mund të ndodhë ?

Celibashi: Është një pyetje për të cilën nuk mund të japë përgjigje dhe jo se hezitoj, por ligjërisht do të isha në pozitën e këshilluesit për çdo të interesuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA