Reshjet e dëborës/ Lejohet lëvizja e kamionëve nga Kapshtica drejt Greqisë. Ndalohet në Qafë Thanë

02/02/2022 11:06

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka bërë me dije se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) nga pika kufitare e Kapshticës në drejtim të Greqisë.

Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.

Një ditë më parë u njoftua se për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë.

Duke qenë se situata është më e qetë gjatë ditës së sotme, është lejuar lëvizja e komionave drejt Greqisë vetëm nga njëra pikë kufitare.

Top Channel