Spektakli i mbrëmshëm dhuroi shumë emocione por zhvilloi dhe shumë debate dhe diskutime.

Një diskutim i nxehtë ndodhi pasi Einxhel deklaroi për Donaldin se e njeh vetëm prej historisë së tij të dashurisë.

Përveç debateve të ashpra mes dyshes, ishin edhe disa nga banorët që nuk nguruan të jepnin komentet e tyre.

‘’Unë besoj se në fjalët e Einxhel ka diçka të drejtë, ti nuk nduhet të mërzitesh për këtë. Edhe unë jam ngacmuar të të njoh vetëm për shkak të historisë tënde. Nuk ka asgjë të keqe në këtë mes’’,- tha ajo.

Ndërkaq Donaldi replikoi duke thënë se deklarata e gazetares ka qenë tendencioze dhe se nuk e konsideron të drejtë përmendjen e palëve të treta.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel