Foto ilustruese

Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka shkaktuar aksident me pasojë vdekje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, i riu i identifikuar me inicialet A.M., në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.

Po punohet për identifikimin e viktimës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA