Vlorë/ 39-vjeçarja vetë plagoset me armë
01/02/2022 18:44
Një 39-vjeçare është vetë plagosur me armë zjarri në Vlorë.
Policia njofton se rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu.
Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel