Operacioni “Gasolina” çon në pranga një person, sekuestron 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë

01/02/2022 14:51
Foto ilustruese

Policia arrestoi një person, procedoi penalisht një tjetër dhe sekuestroi 500 litra naftë, vaji motori dhe antifrizë.

Në një njoftim për mediat, policia tha se u finalizua me sukses operacioni policor “Gasolina”, ndërsa u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., 55 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi F.N., ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve.

Sipas policisë, 55-vjeçari u kap në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.

Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasi L. P., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA